Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I shumëkërkuari Domart Konjari fshihej në Tiranë: Kundërshtarët e tij kishin dijeni për të gjitha lëvizjet

21:19 / April 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Domart Konjari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I shumëkërkuari i Francës dhe Shqipërisë, Domart Konjari dyshohej se fshihej në vendin tonë, të paktën gjatë 2019-ës.

Pavarësisht se drejtësia shqiptare e kërkon që nga 2015-ta dhe nuk ka mundur që të bjerë në gjurmët e tij, mesa duket kundërshtarët e Konjarit kishin informacion për çdo lëvizje që ai kryente në vendin tonë.

Ai është dënuar me 15 vite burg në mungesë, nga ish-gjykata e krimeve të rënda, për kalim të paligjshëm të kufirit në vendin tonë, dhe për akuzat e ngritura nga Franca për “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.

Bashkëpunëtori i drejtësise, Enver Jamaku, i cili zbardhi 3 ngjarje kriminale dhe zbuloi vendndodhjen e 18 bazave të armatimeve që përdoreshin nga krimi i organizuar për të kryer vrajse, ka treguar edhe lëvizjet e Konjarit në vendin tonë.

Sipas Jamakut, në Tetor të 2019, të dyshuarit Flor Abazi, Paris Deda dhe Blendi Deda, i kanë kërkuar që kundrejt parave të vriste Domart Konjarin. Dëshmitari thotë se këto persona i kanë dhënë një automjet për të ndjekur Konjarin dhe dy mina me telekomandë.

Ai ka rrëfyer se porositësit, i kanë treguar foto të viktimës, llojin e automjetit që përdorte dhe të gjitha vendet që frekuentonte. Sipas dëshmitarit, Konjari përdorte një makinë Mercedes Benz, ngjyrë e zezë me targë “KSBX111”.

Para hetuesve, Enver Jamaku ka treguar se një ditë para ngjarjes e kanë telefonuar porositësit dhe i kanë treguar që automjeti i Konjarit është parkuar në rrugën “Ramazan Bogdani” në kryeqytet, në vendin ku ndodhi edhe shpërthimi.

Nga hetimet në atë kohë mjeti rezultoi që ishte në pronësi të Artion Bylykut, kunati i të shumëkërkuarit Domart Konjari. Enver Jamaku së bashku me kusheririn e tij Ermond Jamaku dhe Gjergj Cukalin u arrestuan për atentatin ndaj Gjon Menës në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 9 Shkurt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.