Boris Johnson ka konfirmuar se Anglia do të përparojë në fazën tjetër të ringritjes nga bllokimi pasi katër testet e qeverisë janë përmbushur; si programi i vaksinimit, shtrimet në spital nga koronavirusi dhe nivelet e vdekjeve nën kontroll. Ai tha se infeksionet nuk ushtrojnë presion në shërbimet shëndetësore dhe vlerësimi i rrezikut nuk ndryshohet nga variantet.
Nga nga 12 Prilli do të rihapen dyqanet jo thelbësore, përfshirë parukierët dhe sallonet e thonjve. Pub-et dhe restorantet, do të hapen për shërbim në natyrë dhe pa shtetrrethim.
Qëndrimet gjatë natës larg shtëpisë në Angli do të lejohen dhe akomodimi i pavarur mund të rihapet gjithashtu, megjithëse duhet të përdoret vetëm nga anëtarët e së njëjtës familje.
Në dokument, qeveria këshillon njerëzit të mos rezervojnë pushime verore jashtë vendit derisa fotografia të jetë më e qartë.
Ndryshime të tjera në fazën e dytë të lehtësimit të bllokimit të Anglisë nga 12 Prill përfshijnë:
Vendet e mikpritjes mund të shërbejnë ushqim dhe alkool për klientët të ulur në ambiente të hapura, pa shtetrrethim. Llixhat mund të rihapen, ashtu si kopshtet zoologjike, parqet tematike, kinematë dhe shfaqjet me performancë. Anëtarët e së njëjtës familje mund të bëjnë pushime në Angli në strehim të pavarur. Ndërtesat publike si bibliotekat dhe qendrat e komunitetit do të rihapen gjithashtu. Dhe shërbime të tjera të afërta të kontaktit si sallone bukurie dhe thonjsh mund të rihapen. Dasmat në të cilat marrin pjesë deri në 15 persona mund të bëhen. Numri i vizitorëve të shtëpive të kujdesit gjithashtu do të rritet në dy për banorë.
