Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kur do të lirohen masat kufizuese anti-COVID? Ministri Arben Ahmetaj: Shqipëria është më e hapur se vendet e tjera

22:49 / April 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ahmetaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri Arben Ahmetaj i pyetur se kur do të hapet Shqipëria pas uljes së rasteve, deklaroi se ky është një debat që bëhet çdo ditë në kabinet në varësi të propozimit të Komitetit të Ekspertëve.

Ai tha se kur të votohet në atë diskutim ai do të jetë pro hapjes për shkak se shifrat në Shqipëri janë gjithnjë e më në rënie.

“Kur të votohet në atë diskutim, unë për aq sa mban vota ime, do bëj argument të fortë që Shqipëria të hapet. Shqipëria është më e hapur se vendet e tjera numra, fatalitetet i ka në rënie”, deklaroi Ahmetaj.

Ministri shpjegoi konkretisht si arrihet në vendimmarrje për lirimin apo shtrëngimin e masave kufizuese.

“Ka pasur një debat në kabinet dhe arbitër dhe vendimmarrës është kryeministri. Do hapemi, sa do hapemi, sa do mbyllemi? Është një debat që bëhet gati përditë në kabinet. Komiteti propozon pastaj mendohet hapet kaq, hapet aq, do bëhet kjo dhe do bëhet ajo. Në përgjegjësi politika e merr përsipër hapjen ose mbylljen në referencë të rekomandimeve të komitetit”, tha ministri.

Ahmetaj tha se për përmbylljen e vaksinimit masiv mund të duhen nga 4 deri në 5 milion doza vaksinash.

“Shqiptarët do shijojnë një sezon të hapur veror. Do jemi pa masat pasi do kemi kaluar në një nivel vaksinimi që do na e lejojë ta bëjmë këtë. Unë mendoj që ne do kemi nevojë diku te 4 deri në 5 milion doza. Nga Covax 1 147 000 doza presim. Kanë ardhur 38 400 deri tani. Qytetarët e dinë vetë për kë do votojnë pavarësisht nëse vaksinohen apo jo. Ne nuk kemi kontratë me shtetin turk por me një distributor”, tha ai.

kufizuese lirohen masat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.