Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hapet një pus uji në Indonezi me emrin e ‘Dëshmorit të Atdheut’, Arjan Sala

10:14 / April 6, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pusi arjan sala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi vullnetar “Me kthe buzëqeshjen” ka hapur një pus uji në Indonezi, i cili mban emrin e Arjan Salës, 32-vjeçarit, që humbi jetën pas shpërthimit të zjarrit në një magazinë në Tiranë.

Lajmi është bërë me dije përmes publikimit të një videoje nga vëllai i Arjanit, Edmond Sala.

“Sapo u hap një pus ujë Ne Indonezi me emrin Arjan Sala vëllait im të dashur shpirti vëllait emri vëllait Heroi vëllait HERO HERO vjen darka ti më mungon shumë shumë, do më mungosh shumë”, shkruan ai.

Në video shfaqen një grup vullnetarësh, pranë pusit i cili tashmë mban emrin e Arjan Salës.

Ky është në donacion nga mësuesi Jasuf Haliti dhe Alije Haliti.

Zjarri në magazinën tek “Casa italia’, ka shpërthyer më 24 mars, dhe vetëm pas 3 ditësh, si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e policisë, mëngjesin e 27 marsit është nxjerrë trupi i pajetë i Arjan Salës.

Kryeministri Edi Rama, disa ditë më vonë i ka dorëzuar titullin “Dëshmor i Atdheut” familjes së Arjan Salës, pasi shpëtoi 20 punonjës të magazinës duke humbur jetën e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.