Kandidatët fitues të BKH të cilët kanë marrë sot zarfin nga institucioni prej të hënës do të duhet të “izolohen” në Akademinë e Sigurisë dhe dalja do ju lejohet vetëm në fundjavë.
Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se për katër muaj ata do të zhvillojnë mësim e stërvitje si dhe “indoktrinim” me ligjin.
Më 2 prill Byroja Kombëtare të Hetimit bëri të ditur se nga 37 kandidatë, 28 prej tyre kanë kaluar kushtet e sigurisë. BKH bëri të ditur se 9 kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë.
Një nga kriteret për të qenë pjesë e BKH-së është dhe përgatitja fizike. Mësohet se kandidatët fillimisht duhet të certifikohen me trajnime të ndryshme, të cilat do të ndiqen edhe nga SHBA-ja.
Për Byronë Kombëtare kanë qenë 700 kandidatë dhe deri më tani 28 prej tyre kanë dalë fitues.
