Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Burri e dhunon dhe e nxjerr të lypë rrugëve me fëmijë të vogël, gruaja: Më ka tradhtuar…

18:11 / April 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rita
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rita ka treguar se kur ishte 25 vjeç, familja e saj nuk e ka dashur më në shtëpi dhe është detyruar të shkojë të jetojë tek gjyshja e saj. Aty njohu dhe babain e fëmijës së parë i cili ia ka shkatërruar jetën. Ajo e ka njohur kur ishte 25 vjeç gjatë kohës që punonte si sanitare në një lokal.

Mirela Milori: Erdhi vajza në jetë, a ia dha atësinë?

Rita: Jo nuk ia dha sepse thoshte që nuk është i imi.

Mirela Milori: Si ishte jetesa me babain e vajzës?

Rita: Nuk më ka mbajtur mirë, më ka trajtuar shumë keq, më nxirrte të lypja me fëmijën e vogël, më merrte lekët, më gënjente, më thoshte do shkoj aty, do shkoj atje. Nuk e mbajta më dhe ika të jetoj ca tek tezja, ca tek daja. Më kanë ndihmuar shumë.

Mirela Milori: Ti në moshën 31 vjeç ndahesh nga babai i vajzës dhe njihesh me këtë djalin 29-vjeçar. Ku e njohe?

Rita: Tek Shtëpia e Ngjyrave. Ai nënën e kishte në Itali dhe e ndihmonte, i dërgonte dhe Lekë.

Rita tregon se erdhi në jetë djali i tyre nga kjo lidhje kur ishte 31 vjeç, por edhe me këtë burrë asaj nuk i pëlqeu jetesa. Kur krijuan familjen, ata kanë filluar të jetonin në shtëpinë e nuses së xhaxhait të burrit në Elbasan. Kur ka ngelur shtatzënë 3 muajshe, ai e tradhtonte me të tjera dhe i tha që nuk e do më. Ajo është ndarë nga 29-vjeçari kur ishte shtatzënë, pa ardhur fëmija në jetë dhe filloi të jetonte rrugëve. Kur lindi e mbështeti nëna e saj, por pasi u bë djali 3 muajsh, ajo u përzë nga e ëma dhe vëllezërit dhe ngeli pa asnjë mbështetjet.

Provoi të jetonte sërish me burrin e dytë sepse nuk kishte asnjë rrugë zgjidhje tjetër, por ai e la sërish sepse kishte një lidhje tjetër paralele dhe nuk e donte. Rita tregon se është dhunuar nga ai, ka shkuar në polici, ka marrë urdhër mbrojte. Madje nuk i ka dhënë atësinë të birit sepse thoshte që nuk është djali i tij. Tani jeton tek djali i xhaxhait në një shtëpi private dhe i ka dhënë një dhomë.

Ajo mbledh kanaçe dhe bidona dhe mund të fitojë maksimumi 7 mije lekë. Qëndrimi i saj tek ajo shtëpi nuk është përgjithmonë, ajo duhet të lëvizë sepse nuk do e mbajë më gjatë nusja e djalit të xhaxhait. 45-vjeçarja i kërkon moderatores Milrela Milori ta ndihmojë të gjejë shtëpi sepse është në gjendje të keqe, ka 200 mijë Lekë borxh dhe nuk ka as para që t’i blejë ilaçe djalit të vogël.

Mirela Milori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.