Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Silva Bino: Nëse dyshoni se jeni me Covid, nuk duhet ta bëni vaksinën për 2-4 javë

20:18 / April 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Silva Bino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse keni në shtëpi një familjar të prekur nga koronavirusi nuk duhet ta bëni vaksinën anti-covid pa kaluar të paktën 1 muaj.

Por nëse keni patur kontakte me një të prekur jashtë familjes, duhet të prisni të kalojnë dy javë.

Silva Bino këshillon qytetarët të ndjekin këtë këshillë, ndërsa u kërkon të mos fshehin problemet shëndetësore gjatë pyetësorit në qendrat e vaksinimit.

“Shpesh herë, ka qytetarë që janë asimptomatik dhe kanë pasur kontakt me një person pozitiv. Normalisht, ata nuk duhet të vaksinohen brenda dy muajve.

Kur kanë të infektuar brenda familjes, duhet të kalojë dy herë periudha e inkubacionit”, tha Bino.

Shefja për Sëmundjet Infektive në Institutin e Shëndetit Publik deklaron se të katër tipet e vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri janë efikase dhe ulin format e rënda dhe vdekjet nga koronavirusi.

“Nuk ka asnjë indikacion të veçantë për një vaksinë apo tjetër. Të gjitha vaksinat të mbrojnë ndaj sëmundjeve të rënda 100% dhe ndaj vdekjeve.

Ky është misioni kryesor në lidhje me Covid-19. Sa i përket transmetueshmërisë, kjo gjë po studiohet”, tha Bino.

Instituti i Shëndetit Publik ka nisur vlerësimin për efikasitetin e vaksinave anti-covid, proces që do të marrë më shumë se 1 vit kohë.

Ndryshe nga Turqia dhe Brazili, Shqipëria nuk është pjesë e studimeve klinike për efikasitetin e vaksinës kineze “Sinovac”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.