Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Është renditur i 23-ti në listën e PS në Tiranë, Xhafaj: Veliaj më kërkoi takim, ja çfarë më tha!

21:48 / April 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i PS-së për qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj e quajti sfidë të re pozicionimin në vend të 23-të në listën e socialistëve në këtë qark.

Ai tha se ishte i përgatitur për këtë renditje, pas miratimit të ligjit zgjedhor, që mundëson edhe një  konkurrim brenda llojit.

‘Numrin 23 nuk e mendova në fillim, por më është dukur i bukur dhe sinjifikativ i mbajtur nga shumë sportistë. Isha i përgatitur për numrin 23. Jam me eksperiencë në politikë për të kuptuar që ne kishim miratuar një ligj zgjedhor. Isha përgatitur se mendova, cili ishte efekti i këtyre zgjedhjeve në praktikë dhe isha i përgatitur jo vetëm për garën, por ishte mjaftueshëm që të kuptoja se ligji na mundësonte edhe një konkurrim brenda nesh’-tha ish ministri.

Xhafaj tregoi edhe për bisedën me drejtuesin e Tiranës Erion Veliaj, i cili e njohu me formulën që PS kishte ndjekur dhe i konfirmoi se ishte përtej vijës së zjarrit. Sipas tij kjo është një sfidë që e ka marrë me optimizëm dhe përgjegjësi, ndërsa kujton sfidat që i është dashur të përballojë si në opozitë kur qeveriste Berisha apo si ministër i Brendshëm.

“Veliaj më kërkoi në takim dhe më tha që është ndjekur një filozofi në formulimin e skuadrave. Ku ata me eksperiencë do të ishin në vijën e zjarrit. Unë isha përtej vijës së zjarrit por nuk më bëri përshtypje. Për mua është një sfidë. Le ta konsideroj si një sfidë që do të duhet të përballem me të dhe ta përballoj me sukses dhe duke qenë se jetën nuk e kam pasur të lehtë, po kam kaluar nga sfida në sfidë në opozitë me qeverisjen e Berishës dhe në pozicionin e ministrit të Brendshëm në luftën me krimin dhe sfida të tjera. Kjo është një sfidë e re, e kam marrë me angazhim, përgjegjësi dhe optimizëm”.

renditur Takim veliaj xhafaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.