Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

25 kandidatë për deputetë në “sitë”, verifikohen jashtë vendit

19:32 / April 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prokuroria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Përgjithshme vijon verifikimin për kandidatët që do garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se numri i kandidatëve për verifikim ka shkuar në 30 dhe për 25 prej tyre ka kërkuar informacion në Interpol mbi aktivitetin që kanë kryer jashtë Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar zyrtarisht informacion në Interpol për 25 nga 30 emrat e kandidatëve që garojnë për një vend në parlament në zgjedhjet e 25 prillit. Njësia e dekriminalizimit përmes agjencive të huaja ligjzbatuese, kërkon të sigurojë informacion mbi shkeljet e mundshme penale që këta individë mund të kenë kryer jashtë territorit shqiptar. Ndërsa për 5 të tjerë, verifikimet po kryhen vetëm brenda vendit, raporton ABC.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, do të vlerësohet nga ana e prokurorëve nëse ka vend për t’iu drejtuar shteteve respektive përmes letër-porosive për të vazhduar më pas hetimet në vendin tonë.Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur kështu verifikimet për 30 kandidatë me dyshimin se preken nga ligji i dekriminalizimit që mund t’i pengojë atë të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Pak ditë më parë, prokuroria e përgjithshme përmes një shkresë i kërkoi ambasadës amerikane, informacion për kreun e partisë social demokrate Tom Doshi që garon i pari në Tiranë e Shkodër. Kjo edhe për faktin se ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar që Doshi mos garojë në zgjedhjet e 25 prillit, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak se “është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë”.

Në ditët në vijim pritet që të mbërrijë edhe një përgjigje pranë prokurorisë dhe nëse sigurohet informacion se Doshi ka shkelur ligjin, pritet që hetuesit të nisin letër-porosi drejt SHBA.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.