Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rinasi”/ Rama: Meta e Berisha sulm të organizuar për të mbjellë kaos

11:27 / April 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama dropull
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Dropull të Gjirokastrës, për fushatën elektorale, foli edhe për “grevën” e kontrollorëve, duke thënë se Meta e Berisha kryen sulm të organizuar për të mbjellë kaos.

Rama thekson se u bllokua ardhja e vaksinave, duke shtuar se kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të tilla sfida.

“Kaluam natë pa gjumë që vaksinat të mos ikin diku tjetër. Kemi bërë luftë që që të mbajmë vaksinat. Kanë ndaluar edhe të vdekurit që të vijnë e të varrosen këtu. Ata ndaluan edhe lëvizjen e parasë, sepse nga aeroporti vjen edhe paraja. Meta e Berisha, sulm të organizuar për të mbjellë kaos. Këta janë në gjendje të bëjnë gjithçka, një plan i ndërtuar me kohë, duke menduar se do kapeshim gafit, duke menduar se kontrollorët nuk zëvendësohen dot kollaj e duhen shumë kohë.

Zgjodhën këtë moment, që deri më 25 prill këtu të mos vaksinohet asnjeri. Këta njerëz nuk lanë dy gurë bashkë. Duket sikur Shqipëria e ka mallkim në histori, që shfaqet një forcë që merr peng e bën sfida të tilla, mirëpo kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të tilla manovra e sfidime. U bllokua ardhja e vaksinave”, tha Rama.

Edi Rama nënvizoi se më 2030, Shqipëria do të jetë kampione e turizmit në Ballkan, duke shtuar se qeveria socialiste ka trashëguar një shtet të bërë copash.

“Kjo kishë është një arsye për të ardhur këtu, sepse është thesar i yni kulturor. Si kjo kishë, ka shumë në Shqipëri. Ka shumë arsye për të vizituar qarkun e Gjirokastrës. Ka që thonë se akoma që akoma flitet për ujë në shekullin e 21 në mes të Europës. Këtë na lanë, një shtet që nuk furnizonte njerëzit e vet me energji elektrike dhe ujë.

Uji ishte plagë e trashëguar më parë. Trashëguam një shtet të bërë copash. Vizioni ynë është që në 2030 të jemi kampionë të turizmit në Ballkan. Ne kemi një rrugë të tatëpjetë, jemi duke u ngjitur. Do ta çojmë Shqipërinë në atë majë që i takon, me forcat e kësaj gjenerate. Nuk bëhet Shqipëria duke rendur pas berihait. Kur vepron kështu, ka vetëm një fund, buzën e greminës ose greminën”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë”

20:38 / November 6, 2026

Hiqet taksa e qarkullimit nga karburanti, a do të ulen çmimet? Ministrja zbulon si do të bëhet kontrolli i sektorit

20:00 / November 6, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.