Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Verifikimi i lekëve, Tatimet: Deklaroni saktë të ardhurat jashtë kufijve dhe Offshore, do hetohen në vendet e burimit

17:36 / April 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parajsa fiskalee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të ardhurat e krijuara nga individët jashtë Shqipërisë, veçanërisht në parajsat fiskale,  do të verifikohen nga administrata tatimore me institucionet homologe në këto shtete për të shmangur çdo manipulim të treguesve, si dhe penalizimin e atyre që nuk deklarojnë të dhënat reale.

Përmes një njoftimi zyrtar, Administrata Tatimore u kujton të gjithë individëve që janë subjekt i deklarimit vjetor të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), që të raportojnë me saktësi në këtë deklaratë edhe të ardhurat bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që të shmangin të gjitha paqartësitë apo penalitetet e parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi, pasi ky raportim do të kryqëzohet me të dhënat që administrata tatimore shqiptare do të marrë nga administratat homologe në kuadër të shkëmbimit automatik të informacionit.

Shqipëria në vitin 2020 iu bashkua vendeve që zbatojnë standardet globale të Shkëmbimit Automatik të Informacionit mbi Llogaritë Financiare, sipas standardit CRS të OECD-së, duke shkëmbyer (jo-reciprokisht) informacionin për llogaritë financiare në Shqipëri të personave jo-rezidentë.

Standardi i Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin automatik të informacionit (AEOI) kërkon që institucionet financiare të një juridiksioni raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacion tek autoritetet e tyre tatimore në lidhje me mbajtësit e llogarive te cilët janë rezidentë të shteteve të tjera. Një informacioni i tillë duhet të transmetohet “automatikisht” për çdo vit ndërmjet administratave tatimore te vendeve qe janë bere tashme pjese e këtij raportimi.

Sipas standardit, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë balancat e llogarive. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal, brenda logjikës se veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm.

Në vitin 2021 administrata tatimore do të fillojë shkëmbimin e informacionit në baza reciproke, pra përveç dërgimit, edhe do të marrë informacion nga administratat tatimore të vendeve të tjera mbi llogaritë financiare të shtetasve shqiptarë (jo-rezidentë) në këto shtete. Kjo do të sjellë transparencë të llogarive bankare të këtyre individëve, të depozituara jashtë shtetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.