Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Analiza/ “Berisha do nesër një arkivol, mandatet karburanti i fundit për ti vënë zjarrin”

20:44 / February 20, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero BAZE 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berishës nesër I duhet një arkivol. Së paku një I vdekur. Pas dështimit të protestës së 16 shkurtit dhe planit të tij për të përsëritur një gjakderdhje në bulevard, ai tërhoqi zvarrë deputetët e opozitës drejt djegies së mandatit të tyre, jo vetëm për të degraduar standartet e demokracisë shqiptare dhe përpjekjen për shembjen e sistemit, por mbi të gjitha për ta përdorur këtë akt, si karbuant për sprovën e tij të fundit për gjakëderdhje, ose për ti vënë flakën Shqipërisë.

Ka shumë keqkuptime mes atyre që sot dorëzojnë mandatet, shumë pasiguri dhe pikpyetje për të ardhmen e tyre, por e vërteta është se ka pak rrugëzgjidhje. Askush prej tyre nuk është një deputet që e ka merituar atë vend në parlament. Atë vend e kanë marrë si dhuratë për të qenë ushtarë dhe sot thjeshtë po bëjnë detyrën e tyre. Parlamentarizmi nuk humbet asgjë nga mungesa e tyre, por humbet nga kepërdorimi  I mandateve të tyre, për ta dhunuar atë. Ata nuk kanë pas zgjidhje tjetër përveçse ti binden Sali Berishës, pasi për këtë gjë janë përzgjedhur si depuetë.

Por Sali Berisha ka zgjedhur ti dorzojnë sot mandatet me shpresë se që kjo të jetë karburnati për të ndezur nesër zjarre dhe për të prodhuar së paku një arkivol, me të cilin pastaj do të ketë shans të shetis rrugëve të Tiranës.

Vdekjja e tij politike është firmosur sot në zyrat e SHQUP, ndërsa detyroi të çarmatos ushtarët e tij nga mandati  I deputetit, por shanset që ai të ik në një rurgë pa kthim janë nesër. Dështimi I skenarit të tij për të vrarë njerëz dhe për të prodhuar viktima para Kuvendit, do të jetë fundi I tij real.

Ai është I vetmi q ëka artikuluar me zë dhe figurë kërëcënimin për të vrarë Edi Ramën, rivalin e tij politik. Jo se kjo e rrezikon Edi Ramën, por kjo është një nxitje për cdo ushtarë të tij të vras kundërshtarët, një premisë e gatshme për vepër penale, për të cilën duhet të thirret urgjent në prokurori. Cdo viktimë e prodhuar nga kjo protestë është përgjegjësi e tij penale, pasi ai është frymëzuesi verbal dhe politik I saj.

Me djegien e mandateve, ai ka konsumuar gjithë mundëistë që ka për të destabiluzar sistemin. 29 vjet pas rënies së Enver Hoxhës, ai përdhosi atë që shqiptarët e fituan me një çmim shumë të shtrenjtë, duke ecur me devizën e tij të njohur “pas mua qameti”. Meqë ai nuk ja doli do të rrijë në pushte dhe duke parë që nuk ka shanse të rikthehet, ai sot vendosi të hakmerret pikërisht ndaj sistemit që e solli në pushtet.

Por kjo është vetëm një kafshim nga një ujk I plagosur I tranzicionit. Demokracia shqiptare nuk vdes nga kafshimi I tij, ashtu siç nuk ka vdekur Shqipëria nga masakrat e tij.

Shpresa e tij se nesër mund të derdh gjak për të mbijetuar në politikë me arkivol në krah, duhet të marrë fund. Shqipëria nuk ka më gjak për të derdhur për Sali Berishën. Makthet e tij për të shkuarën, frika nga e ardhmja dhe përballja me drejtësinë dhe dëshpërimi se në horizont nuk shikon më shanse për të dhe familjen e tij, për tu rikthyer në pushtet, janë arsyet reale, përse ai ka vënë para si delet deputetët e opozitës të dorëzojnë në tepsi mandatet e tyre për kokën e tij.

Të gjithë ata që mendojnë se po heroizohen për tu rikthyer, duhet të llogarisin se kanë prerë një biletë një drejtimëshe, pasi janë përdorur nga një njeri që mendon se pas tij Shqipëria duhet të digjet në ferr.

Pas kësaj Shqipëria do ta ketë më të vështirë ta menaxhoj këtë krizë të demokracisë, më të vështirë për të pasur një klimë pozitive për investime dhe punë, por nuk do të ketë kthim mbrapa. Ashtu si Gruevski në Maqedoni, mendonte se Maqedonia do të vdiste pa atë dhe partinë e tij, ashtu dhe PD dhe Berisha duhet ta kuptojnë se Shqipëria bën dhe pa ata. Një  kriminel më pak në politikë, nuk është dhe aq pak.

arkivol karburnati Mero Baze Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.