Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Ka votuar vetëm një nga ligjet”, përplasjet për Reformën në Drejtësi, Ulsi Manja “kap mat” PD-në

21:03 / April 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ulsi manja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ulsi Manja, kryetar i Komisionit parlamentar të Ligjeve dhe kandidat për deputet i PS deklaroi gjatë emisionit “Rinvote” se Partia Demokratike ka miratuar vetëm një nga ligjet e rëndësishme të formës në drejtësi. Ai tha se nga shkurti i vitit 2019, nuk mund të flitet më për kontribut të opozitës në reformën në drejtësi pasi ajo i dogji mandatet.

Sipas tij, pa kontributin e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe partneritetin e SHBA dhe BE, kjo reformë nuk do të ishte çuar përpara. Madje ia tha se PD në vitin 2017 bëri përpjekje për të penguar ngritjen e komisioneve të vetingut.

“Reforma në sistemin e drejtësisë është kryereforma e 30 këtyre viteve në Shqipëri. Është një reformë që e bën krenare PS në këto 8 vite qeverisje. PD ka votuar vetëm njërin nga ligjet në reformën në drejtësi që ishte ligji për SPAK. Nuk ka votuar ligjet kryesore përfshirë dhe ligjin për vetingun”, tha kandidati i PS për deputet.

Ulsi Manja tha se tashmë është ngritur e gjithë struktura e reformës së re në drejtësi ndërsa SPAK ka dhënë rezultatet e para dhe sipas tij kjo reformë tashmë nuk mund të ndalet më.

“Është ngritur e gjithë arkitektura e drejtësisë së re, askush nuk mund ta ndalojë drejtësinë e re. Vetingu është histori suksesi, kemi 360 vendime, 59% janë largime dhe vetëm 41% janë konfirmime. Ndërsa SPAK jemi sot në testimin e grupit të parë të BKH”, tha ai.

ligjet ulsi manja votuar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.