Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situata në Rinas a ishte grusht shteti? Belinda Balluku: Të gjithë kemi një fjalë të përbashkët ‘situatë e paprecedentë’! Greva ishte me prapaskenë politike

17:58 / April 10, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balluku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka komentuar deklaratën e saj për grusht shteti, dhe ‘ndarjen’ e saj me Ramën për këtë fjalë.

Ajo thotë se kjo ishte një situatë e paprecedentë, dhe ky është emëruesi dhe fjala e përbashkët për të gjithë.

Më tej ajo thotë se greva gjithsesi ishte me prapaskenë politike.

INTERVISTA E BELINDA BALLUKUT

Po si kalohet tani, nga kjo paaftësia për të operuar, në aftësi për të operuar?

BALLUKU: Po ma thuaj ti atëherë, nëse ata ishin të paaftë apo jo. Megjithatë unë po e them edhe njëherë: Kontrollorët e trafikut ajror tashmë kanë marrë detyrën. Kontrollorët e trafikut ajror, duhet të fillojnë të bëjnë detyrën! Kjo duhet të pushojë të jetë në qendër të vëmendjes pasi mirë apo keq tashmë e ka marrë drejtësia në dorë dhe kur e merr drejtësia në dorë secili duhet të marri hakun e tij. Shumë prej kontrollorëve nuk kanë lidhje fare me këtë situatë dhe duhet thënë kjo. Dmth kontrollorët e trafikut ajror janë një trupë e nderuar, unë i njoh dhe kam qenë në krye të tyre për gjashtë vite. Albcontrol është një nga kompanitë më të nderuara në Republikën e Shqipërisë, ofron shërbimin e navigimit ajror me sensitivitet sigurie mjaft të lartë kështu që shenja e barazimit do të ishte gabim në këto momente. Ata të cilët kanë nxitur, ata të cilët kanë future elementet politike, që kanë shfrytëzuar këtë situatë, që kanë shfrytëzuar pandeminë sepse ju thashë nëse të gjithë kontrollorët do ishin gjendur në forcë sigurisht do të ishim në vështirësi por nuk do kishim ardhur tek pika e mbylljes së hapësirës. Pra janë përdorur të gjithë elementët në kohën më të paduhur për arsyen më të paduhur. Pra të kërkosh para, për të cilat ti nuk ke punuar.

Duke ju ndjekur në daljet publike për mediat zonja Balluku dhe në vendimet që keni komunikuar ju u shprehët duke bërë thirrje që kush dëshiron të rikthehet në punë dhe të vijojë punën, kush nuk dëshiron marrëdhënia e punës me ta ndërpritet. Por gjithashtu theksuar se për këta kontrollorë është thyer besimi. Si do të vijohet?

 BALLUKU: Ky ka qenë momenti ku unë i kam bërë thirrje Forcave të Armatosura për të marrë në dorëzim godinën pasi në atë moment nuk operohej në godinë. Kishte kontrollorë të cilët kishin deklaruar paaftësi, kontrollorë në grevë që qëndronin përballë konsolave sepse avokati i kishte këshilluar apo të gjithë këshilltarët e tjerë politikë që kishin nga pas që të mos braktisnin vendin e punës se kur të shkonin në gjykatë atëherë të mos ketë të drejtë drejtoria. Unë thirrjen e kam bërë për t’i thënë kontrollorëve që kur rri në vendin e punës para konsolës por nuk operon, kjo nuk do të thotë që ti nuk e ke braktisur detyrën. E ke braktisur detyrën dhe ç’është më e keqja…e ke braktisur para 3 milion shqiptarëve. Pra thyerja e besimit ka ardhur për shkak se ti nuk mund të lësh brenda asaj ndërtese asnjë person i cili nuk kryen detyrën.

Ju i qëndroni deklaratave tuaja për grusht shteti? Kryeministri e quajti sabotim…

BALLUKU: Këtu nuk është problemi i emërtimeve të situatës. Kjo është një situatë në të cilën besoj të gjithë biem dakord që nga të gjitha krahët, edhe ata që shanë e mallkuan, edhe ata që mirëkuptuan e duruan 48 orë që ishin qytetarët si edhe vetë kontrollorët tashmë të kthyer në detyrë. Unë bësoj që të gjithë kemi një emërues të përbashkët dhe një fjalë të përbashkët: një situatë e paprecedent. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri dhe ne dotë bëjmë të pamundurën që të mos përsëritet.

Ai ishte e domosdoshme ndërhyrja e Forcave të Armatosura, ndërhyrja e ushtrisë? A kishte një mënyrë tjetër për të negociuar e për të mos arritur deri këtu?

BALLUKU: Jo, absolutisht sepse nuk kishte më çfarë të negociohej. Negocimi ishte mbyllur në mëngjes, nuk pranuan as të bisedonin. Kjo është një grevë me prapaskenë politike.

balluku greve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.