Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Olsi Bylyku zbulon për herë të parë pse nuk pranoi të bëhej pjesë e “Kosheres” me Bes Kallakun

18:32 / April 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kosherja” është spektakli më i ri në ekranin e “Abc News”, i cili ka mbledhur disa nga aktorët më të mirë të humorit në vend. Shumë emra u diskutuan se do të bëheshin pjesë e tij, ndër ta edhe Olsi Bylyku. Në fakt ky i fundit nuk ju bashkua skuadrës së “Kosheres” duke vazhduar punën e tij në “Klanifornia”.

Shumë pikëpyetje mund të ngrihen pas këtij vendimi, duke qenë se Olsi është një nga miqtë më të mirë të Bes Kallakut, që është aktualisht prezantues i “Kosheres”. Së fundmi Olsi ishte i ftuar në emisionin “ExPuls” në “Ora News”, ku tregoi se ka pasur një arsye shumë të fortë pse e refuzoi ofertën e spektaklit të ri të humorit.

“Po më ka ardhur ofertë, por nuk e pranova, sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin artistik. Kam pasur 6 vite karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione. Sigurisht që është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Bes Kallakun dhe gjithë aktorët e Kosheres, por e gjithë kjo u bë për shkak të stabilitetit tim artistik, që për mendimin tim në 6 vite të ndërrosh 3 emisione nuk krijon një stabilitet se ku të shohin njerëzit ty vazhdimisht. Kështu që mendova që do mbarojë një cikël, ose ndoshta ai cikël nuk do vijë kurrë, sepse mund të jem gjithmonë në Klanifornia, por në një të ardhme sigurisht të gjitha ofertat janë të pranueshme, për sa kohë ne jemi kthyer si futbollistët. Unë kam pasur ofertë edhe nga ‘Portokallia’ kur kam qenë në Klan, por sapo kisha shkuar në Klan dhe sigurisht lëvizja ishte e pamundur”, tha Olsi, duke shtuar se oferta e “Kosheres” ishte goxha e majme.

olsi bylyku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.