Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha, Basha e Kryemadhi djegin mandatet, dy demokratë dhe Koka i LSI-së nuk firmosin

23:14 / February 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre deputetë të opozitës, dy të Partisë Demokratike dhe një i LSI-së nuk kanë firmosur djegien e mandatit të deputetit. Nga PD-ja, kryetari Lulzim Basha, Sali Berisha dhe pjesa tjetër e grupit e kanë firmosur lënien e mandatit menjëherë pas vendimit final të Këshillit Kombëtar, me përjashtim të Rudina Hajdarit dhe Myslym Murrizit. Dy deputetët e PD-së ende nuk e kanë firmosur deklaratën që heqin dorë nga mandati deri tani.

Ndërkohë që nga LSI-ja e kanë firmosur të gjithë, përveç deputetit Lefter Koka, i cili pritej që të mos e nënshkruante, pasi u shpreh zyrtarisht ditën e djeshme kundër vendimit të opozitës. Report Tv ka siguruar dokumentin që kanë firmosur deputetët, që është me të njëjtat argumente për të gjithë deputetët. Deklaratat e deputetëve të PD-së nuk kanë datë dhe muaj, teksa te të LSI-së është vendosur, ndërsa për t’u zyrtarizuar pritet protokollimi nga Kuvendi, ku do të dorëzohen.

Megjithatë, kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se ‘Nuk ka kthim pas! Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10:00’. Kështu pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, deputetët e opozitës firmosën lënien e mandatit, ndërsa nesër do të jenë në protestë pra parlamentit.

Teksti i dokumentit:

Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi për shkak:

·  Të asgjësimit të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës;

·  Të kapjes së kësaj Qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;

·  Të kapjes së kësaj Qeverie në afera flagrante korruptive kriminale;

·  Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;

·  Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike, dhunimit të të drejtave themelore të të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës;

Duke mbajtur në konsideratë se për këto shkaqe është krijuar një situatë e paprecedentë e krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social;

Duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një Qeveria tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare

Basha mandatet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.