Prononcim i deputetit te PD-se ne Qarkun e Dibres, Xhemal Gjunkshi:
Se ç’ka pasur dhe ç’ka ndër mend kryeministri e kemi parë…Tani duhet të “zërë” mend kryeministri!
Në vitin 2014 , Komisioneri për Zgjerimin më tej bëri të ditura dhe 5 kushtet e Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimi Evropian.
Pesë kushtet që duhet ti plotësoj Shqipëria sipas Fyles ishin:
1 – Implementimi i reformës së administratës publike.
2 – Pavarësia e sistemit të drejtësisë .
3 – Lufta kundër korrupsionit .
4 – Lufta kundër krimit të organizuar .
5 – Mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Jemi 6 vite më pas dhe asnjëra nga këto kërkesa nuk është përmbushur dhe që fatkeqësisht duhet të themi që praktikisht hapja e negociatave me BE është e pa mundur me këtë qeveri.
1 – Në 6 vite qeveria vetëm se mori të gjitha bandat e krimit të organizuar dhe narko-trafikut dhe qeverisi me ta
2 – Me bandat vodhi dhe bleu zgjedhjet
3 – Mbushi parlamentin me kriminelë.
4 – Me bandat ndau tenderat
5 – Me bandat ndau qeverisjen lokale
6 – Me 5 oligarkë ndau gjithë paratë e Shqipëtarëve .
7 – Me 5 oligarkë ndau PPP .
8 – Me 5 oligarkë ndau Shqipërinë në copa
9 – 5 oligarkëve u dha gjithë rrugët e Shqipërisë, gjithë konçesionet, chekapin, dializën, naftën e deri në mbledhjen e tarifave doganore.
10 – 5 oligarkë kanë mbushur përrenjtë me HEC – e .
Me grupet kriminale në bashkëpunim me policinë mbushi çdo cep të Shqipërisë me kanabis.
Me krimin e organizuar e ktheu Shqipërinë rrugën e trafikut të gjitha drogave të forta ku operojnë gjithë organizatat kriminale më të fuqishme të Europës.
Me krimin e organizuar ka çuar Shqipërinë në këtë derexhe ku blihet e vidhet vota , ku shkatërrohet sistemi zgjedhor , ku arroganca e krimit në pushtet ka arritur aty ku nuk mban më.
Në një vend ku parlamenti mbushet me njerëz të mandatuar nga forca e bandave të krimit të organizuar , ku qeveriset nga kukulla të dirigjuara nga një kryeministër që shpesh ka vënë në zbatim “axhenda të tjera” përpara “axhendës” së Shqipërisë drejt BE.
Në këto kushte grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendos të mos jetë pjesë e një parlamenti me deputetë me vota të blera, tani të bëra publike dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpermjet Zërit të Amerikēs.
Nuk mund të jetë fasadë në një proces që nuk shkon në interesin e Shqipërisë drejt BE.
Ne nuk do të lejojmë kthimin e sistemit monopartiak dhe shkatërrimin e demokracisë .
Dalja e popullit dhe protesta masive në mbrojtje të demokracisë siç u lexua drejt nga opozita ashtu duhet të lexohet edhe nga kryeministri. Interesi i publikut eshte me i madh se interesi i oligarkeve, i bandave te krimit, i sundimit te ketij vendi, prandaj qe te mos shkohet drejt perplasjeve te dhunshme dhe me kosto te paparashikueshme qe nuk do ti deshironte askush, prano sa me pare zgjidhje politike
