Pas denoncimit për përdorim të të dhënave personale të përdorura nga PS për zgjedhjet e 25 prillit është vënë në lëvizje dhe Prokuroria e Posaçme.
Hetimi nisi pas publikimit në media se të dhënat e e-Albania ishin në databazën e PS-së.
Kreu i SPAK, Arben Kraja theksoi se po bëhen verifikime. “Po bëjmë verifikime, por nuk ka ende denoncime”, tha ai.
