Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shifrat reale të infektimeve, Alimehmeti: Disafish më të larta! Imuniteti i tufës arrihet kur…

10:26 / April 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata reale e COVID-19 nuk është ajo që paraqitet në shifrat zyrtare. Sipas mjekut epidemiolog, njëherësh anëtar i Komisionit të Shëndetësisë në Akademinë e Shkencave, Ilir Alimehmeti, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është dukshëm më i lartë, por nuk mund të flasë me shifra për aq kohë sa mungojnë studimet në këtë fushë. Deri dje, Ministria raportonte mbi 128 mijë e 700 raste.

“Mjafton të mendoni që kjo shifër korrespondon me rreth 4-5 % të popullatës. Le të themi që patjetër është më shumë. Se sa më shumë, nuk e dimë, sepse nuk është bërë kurrë një studim seroprevalence. Por që numri është më i madh disa fish, është”.

Pavarësisht numrit të të prekurve që janë imunizuar natyralisht, apo edhe atyre që po imunizohen nëpërmjet vaksinave, për mjekun Alimehmeti, Shqipëria është shumë larg imunizimit. Sipas tij, vetëm kur fasha e vaksinimeve të zbresë në 18 vjeç, mund të flasim për imunitet tufe.

“Një vaksinë duhet të jetë të paktën 80% efikase dhe t’u bëhet të paktën 75% të popullatës, që të ketë mundësinë të zhdukë një valë të koronavirusit pa pasur nevojë për masa të tjera, pasi ky është synimi. Ne jemi shumë larg të përdorimit të një vaksine të paktën 80% efikase në 75% të popullatës. Kjo do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç të jenë të vaksinuar”, sqaron mjeku, duke shtuar se fushata e vaksinimit, deri tani nuk ka ndikim në ndërprerjen e infeksionit.

Referuar të dhënave të Ministrisë, deri dje, rezultojnë të kenë marrë dozën e parë thuajse 10% e popullatës. Që një qytetar të quhet i imunizuar nevojiten dy dozat e një periudhë dy javore që në trup të krijohen antikorpet që luftojnë virusin në rast se bien në kontakt me të. Kjo vlen parimisht për çdo lloj vaksine. Më pas, niveli i sigurisë dhe efikasitetit të secilës prej tyre bën diferencën në imunizimin e tufës. Ka shtete në botë sot, që kanë vaksinuar më shumë se gjysmën e popullatës dhe po vuajnë pasojat e COVID-19, njëjtë si të mos ishin investuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.