Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ambasadorja Yuri Kim ka qenë në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile.
Ambasadorja ka diskutuar për integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.
Gjatë takimit Kim ka theksuar rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë.
“Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve. Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri.”, shkruan Ambasada Amerikane.
