Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadorja Kim përsërit nga Fieri: SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat të caktuar politik

17:04 / April 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KIM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar nga Fieri se SHBA-të nuk mbështesin asnjë parti apo kandidat të caktuar politik.

Në një dalje për mediat në Fier, ku tha se ndodhet si pjesë e përpjekjeve për të parë sa më shumë nga Shqipëria, veçanërisht para zgjedhjeve, ambasadorja Yuri Kim paralajmëroi kundër kujtdo që duan ta mohojnë të drejtën e popullit për të votuar duke e blerë apo shitur votën.

“Është pjesë e përpjekjeve të mia që të shikoj sa më shumë nga Shqipëria veçanërisht duke pasur parasysh se jemi para zgjedhjeve të 25 prilli. Unë jam një person shumë i drejtpërdrejt dhe ju siguroj që nëse do të doja që ju të votonit për dikë do ua thosha, dhe jo një mesazh të fshehur. SHBA-të nuk mbështesin një parti apo një kandidat të caktuar politik, e vetmja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar që të shprehë vullnetin e tij përmes votës. Paralajmërojmë kundër kujtdo që duan ta mohojnë këtë të drejtë duke e blerë apo duke e shitur votën. Kjo është shumë e rëndësishme që votuesit ta mbajnë mend që ata kanë fuqinë, por edhe përgjegjësinë. Jam e frymëzuar sot, sepse në Vlorë jam takuar me drejtuesit e shoqërisë civile aty, në një demokraci shoqëria civile ka një rol jetik”, deklaroi ambasadorja Yuri Kim.

Ajo tha më tej se ishte takuar në Fier me votues të rinj dhe i kishte bërë përshtypje informacioni i tyre. Ambasadorja Kim shprehu besim se demokracia është në drejtimin e duhur.

“Këtu në Fier u takova me votues që do të votojnë për herë të parë. Dhe më bëri përshtypje se sa të informuar ishin dhe sa të qartë ishin për të drejtat e tyre.

Ne nuk folëm për kë ata do të votonin sepse kjo është personale, por patëm një diskutim për atë që mendonin ndërsa vendosnin për kë do të votonin. Dhe nga kjo ndihem besim plotë se demokracia është në drejtimin e duhur dhe të rinjtë të tillë duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar do të mund ta ndihmojnë Shqipërinë për ta vendosur në rrugën e duhur”, theksoi ambasadorja e SHBA.

Fier kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.