Kryeministri Edi Rama ka folur rreth menaxhimit të pandemisë së koronavirusit, lidhur me shpenzimet e borxhit të marrë.
I ftuar te emisioni “Të paekspozuarit” ai u pyet nga drejtuesi Rakipi se ku i ka çuar rreth 200 milion euro nga 500 milion euro të marra borxh për të menaxhuar pandeminë.
“Ne e morëm vendin me borxh 74%, nga pandemia, kemi marrë një goditje 700 milionë. E kemi marrë në të ardhura. Na kanë rënë të ardhurat e shtetit.“– tha Rama.
Rama u shpreh se në kohë pandemie, qeveria mori borxh edhe për programe të tjera dhe nëse do të merrte 500 milionë dhe do ti shpërndante të gjitha atëherë buxheti i shtetit do të ishte bosh.