Pas 25 prillit do të punojmë për të arritur ato premtime që kemi dhënë prandaj mbështetja juaj është e domosdoshme që vendi të ecë përpara”-kështu është shprehur kandidati i Partisë Socialiste Niko Peleshi në takimin e dytë të zhvilluar në fshatin Drenovë me banorë të kësaj njësie.
Për drejtuesin politik të qarkut, nuk ka kohë për të humbur me kthime pas por do të vendoset nëse Shqipëria do të mbështesë zgjidhjen që sipas Peleshit gjithmonë ka qënë Partia Socialiste dhe problemit që shkaktohet nga forcat e tjera politike.
“Korça është modeli më i mirë i zhvillimit urban në Shqipëri. Ne kemi ditur të bëjmë punë të mira pasi në Korçë kanë duk punët sepse këtu ka qytetari. Në datën 25 prill votohet mes problemit dhe zgjidhjes. Është bërë një pjesë e mirë e rrugës ku duam të shkojmë dhe ka ngelur një pjesë tjetër rruge po aq e rëndësishme. Çdo lloj marifeti apo pengesë që mund ti vendoset qeverisë sot është tejkaluar dhe do të tejkalohet sërish falë mbështetjes suaj. Në rast se në 25 prill ne japim mbështetjen e fortë politike mandatit të tretë të Partisë Socialiste i japim forcë për të ecur përpara. Ato partitë e tjera që duhet të shikohen në pasqyrë për të marrë pushtetin duhet që të reflektojnë. Ne nuk do të premtojmë çudira por as do të flejmë gjumë. Do të punojmë pas datës 25 për t’i përmbushur ato premtime që kemi dhënë. Ne do të punojmë që Drenova të bëhet një qytezë turistike, të lidhet bukur me Korçën dhe Dardhën. Në çdo fshat të Korçës mund të bëhet turizëm sepse kudo ka tradita, sidomos këtu ku ka histori.” -përfundoi Peleshi.
