Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Zot, mos i ço nga gjumi”, Frrok Çupi parashikon skenarin “e errët”: Ju tregoj se çfarë na pret nëse Basha fiton zgjedhjet e 25 Prillit!

19:02 / April 16, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frrok cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Frrok Çupi paralajmëron goditje të rënda për Shqipërinë nëse Lulzim Basha fiton zgjedhjet e 25 prillit.

“Tani kanë rënë këta në gjumë duke parë ëndërr me fitore. Po u zgjuan dhe gjetën fitoren 1001 për qind, atëherë e groposën edhe një herë atdheun. Por do të zgjohen e do të shikojnë një Shqipëri më të mirë se kurrë. Atëherë çmenden më keq, këtë nuk e durojnë dot…”, shkruan Çupi.

ANALIZA E PLOTË

Se atë çast kur të hapin sytë, do të  shikojnë tjetër gjë nga çfarë ishin duke parë ëndërr dhe do të buçasin të gjitha: E para do të thyejnë shtratin ku janë, pastaj edhe dritaret e dhomës, më vonë fqinjët dhe komisionerët e zgjedhjeve që hanë picat e fundit në sallën e madhe të kutive të votimit.

Këta po kërcënojnë paqen sikur të fitojnë, por po kërcënojnë edhe sikur të mos fitojnë.

Të gjitha turbulencat e jetës së vendit kanë ardhur prej tyre, pikërisht kur janë zgjuar nga gjumi dhe kanë parë realitetin. Opozita e tanishme, që në fakt është një pushtet i vjetër dhe i regjur, sa herë ka pasur zgjedhje, gjithmonë ka humbur; por gjithmonë ka thënë se ‘ka fituar’.

Edhe kësaj here ka hyrë në një ëndërr të ëmbël dhe vetëm mërmërit ‘Mirë se u gjeta!, Mirë se u gjeta!, Mirë se u gjeta!’’ (Oshgjetën, oshgjetën!’, thërrasin ushtarët e sulltanit kur vijnë nga betejat e fituara). Këta të gjithë besojnë se e kanë të fituar ditën e zgjedhjeve. Bashës së PD nuk i pret puna dhe ka dërguar përpara kasnecët që thërrasin ‘Rama ik’, që do të thotë se ‘nuk e pret puna’ sa Rama të mbledhë penelat e të largohet nga studio.

Edhe Mona thotë se do të fitojë afër 100 vende në Parlament, nga 140 që ka gjithsej. Shkruesit e tyre në internet janë akoma më të përparuar: ‘Ore, ti Ramziu, do të ikësh tani apo si e ke punën!? Nuk presim më! O ik o të erdhëm!’. Nuk e dinë as se nga vijnë, as se të gjithë janë anonimë, pa emër e pa mbiemër, pa integritet…

Më e mira do të ishte të mos zgjoheshin nga gjumi, ose të zgjoheshin një nga një çdo ditë, aq sa të mos bënin dot turmë. Por që të ndodhë kjo  do të duheshin nja 200 ose300 mijë ditë. Njeriu nuk është fajtor (si unë në këtë rast) pse gjen zgjidhje naive në një moment si ky kur ke të bësh me një stuhi mentale që mund të vijë menjëherë sapo të shikojnë me sy realitetin se nuk kanë fituar gjë.

Opozitarët e tanishëm, të paktën prej dy vjetësh, janë mësuar thellë në errësirën e pusit; po ta shikojnë realitetin menjëherë- atëherë drita bën dëm. Dy vjet që kanë dalë nga Parlamenti; dy vjet që vërtiten sa andej këndej nëpër shkretëtirën e pushtetit; dy vjet që luten në formë dhune “Rama ik!”, duke dashur të thonë “O zot, na e lë pak vendin mor burrë, ik ti e të vijmë ne veç dy ditë!’.

Ky grupim që erdhi me plot shpresë në politikën shqiptare, domethënë erdhën paraardhësit e tyre indigjenë që krijuan pluralizmin politik në dhjetor 1990, megjithatë nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet. Në mars 1992 fituan zgjedhjet për shkak të një tërbimi të drejtë popullor kundër diktaturës. Vaslav Havel i Çekisë, ka thënë se të gjithë ne të vendeve komuniste, fituam atë rast, sepse ishim në konsensus me të majtët.

Kjo ndodhi në Shqipëri. Në vitin 1992, korrik (4 muaj pas marsit) këta humbën thellë; humbën sepse i thanë aleatit të majtë ‘Ik se të vrava tani që u zgjova!’. Në vitin 1994 humbën Referendumin për Kushtetutën; ndërsa në vitin 1996 fituan 1001 deri 1005 për qind. Votat e popullit i grinë dhe shkaktuan luftën. Në luftën e  vitit 1997 që udhëhoqën këta, humbi shteti, ekonomia, populli dhe individi. Ra në gropë, por në atë gropë shteti nuk fjeti…

Tani kanë rënë këta në gjumë duke parë ëndërr me fitore. Po u zgjuan dhe gjetën fitoren 1001 për qind, atëherë e groposën edhe një herë atdheun. Por do të zgjohen e do të shikojnë një Shqipëri më të mirë se kurrë. Atëherë çmenden më keq, këtë nuk e durojnë dot…

Po ça do të bëhet atë ditë? Do të jenë duke parë ëndërr të lumtur edhe atë ditë!  O zot mos i ço prej gjumit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot 

12:21 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.