Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Frika nga Sars-CoV-2 u fry tepër…”, Alimehmeti: Imuniteti ndaj koronavirusit zgjat me vite

19:29 / April 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alimehmeti 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpërndarë me ndjekësit e tij një lajm të mirë duke iu referuar revistës prestigjioze “Nature”, ku edhe flitet për imunizimin ndaj koronavirusit tek individët që kanë kaluar por edhe tek ata që nuk kanë qenë të ekspozuar. Alimehmeti shkruan se imuniteti natyror kundër COVID-19 është i gjatë, të paktën disa vite deri në disa dekada.

“Nëse e njeh armikun dhe e njeh vetveten, nuk duhet t’u frikësohesh rezultateve të njëqind betejave!”Cit.: Sun Tzu. Miqtë e mi, frika nga SARS-CoV-2 u fry së tepërmi përmes shprehjeve “virus i ri”, “virus i panjohur”, “virus tinëzar”, e të tjera si këto.

Mirëpo vetë fakti që është quajtur “SARS-CoV-2” flet qartë që ekziston edhe të paktën një “SARS-CoV-1”. Për më shumë SARS-CoV-2 bën pjesë në një familje të njohur betakoronavirusesh, disa prej të cilave qarkullojnë çdo vit nëpër popullatë, përfshirë Shqipërinë.

Pyetjet më të shpeshta sot janë: “Sa zgjat imuniteti pas kalimit të SARS-CoV-2?”. “Sa javë?”  “Sa muaj?”?! Në fakt, askush nuk pyet “Sa vite?”. Disa prej këtyre pyetjeve kanë marrë përgjigje që prej 15 korrikut të vitit 2020. Në revistën prestigjioze “Nature”, janë publikuar në një shkrim tejet teknik përgjigjet e limfociteve T ndaj SARS-CoV-2 te individët që kanë kaluar SARS-CoV-1 plot 17 vite më parë, individët që kanë kaluar COVID-19, dhe individët që nuk kanë qenë të ekspozuar fare ndaj SARS-CoV-2 (gjak i marrë përpara korrikut 2019).

Gjetjet kryesore: Personat që kanë kaluar 17 vjet më parë sëmundjen nga SARS-CoV-1:  të gjithë kishin akoma limfocite T që i përgjigjen SARS-CoV-1, por gjithashtu të gjithë kishin limfocite T që njohin dhe reagojnë edhe kundër SARS-CoV-2.

Personat që nuk kanë qenë kurrë të ekspozuar nga SARS-CoV-2 ose SARS-CoV-1: 19 ndër 37 (51.4%) kishin qeliza reaktive ndaj SARS-CoV-2 që kishin kapacitet të shtoheshin shumë pas stimulimit me proteina të SARS-CoV-2.  

Personat që kanë kaluar COVID-19: të gjithë (100%) zhvilluan përgjigje qelizore të drejtuar ndaj po të njëjtave proteinave të mësipërme. Autorët dalin në përfundimin se: Këto gjetje tregojnë se limfocitet T virus-specifike të induktuar nga infektimi me betacoronavirus (përfshirë SARS-CoV-2) jetojnë shumë gjatë, duke mbështetur kështu nocionin se pacientët me COVID-19 do të zhvillojnë imunitet afatgjatë bazuar mbi limfocitet T.  

Gjithashtu, gjetjet mbështesin mundësinë se limfocitet T afatgjata të gjeneruara pas infektimit nga viruse të tjera të ngjashme mund të jenë në gjendje të mbrojnë ose të modifikojnë sëmundjen e shkaktuar nga SARS-CoV-2.

Pra, miqtë e mi: Imuniteti natyror i krijuar në miliona vite me sa duket këtë virus nuk e quan as “virus të ri”, as “virus të panjohur”, as “virus tinëzar” dhe asgjë tjetër. Imuniteti natyror e njeh SARS-CoV-2 si anëtar të familjes së njohur të betakoronaviruseve dhe po ashtu e lufton në të njëjtën mënyrë. Imuniteti natyror kundër SARS-CoV-2 (mosinfektim ose infektim më i lehtë) është i gjatë, të paktën disa vite deri në disa dekada. Imuniteti natyror nuk zhduket vetëm sepse ne nuk kemi analiza laboratorike që ta masim atë”, shkruan ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot 

12:21 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.