Protesta e studentëve në dhjetor të vitit të shkuar, ishte një protestë moderne dhe tejet origjinale për nga gjetjet dhe mënyra si protestuan të rinjtë shqiptarë. Duke filluar nga memet tejet interesante që bënin xhiron e rrjetit dhe deri te mënyra e organizimit, studentët u bënë “magnet” për drejtuesit e forcave politike, të cilët nxituan, së pari për të prishur një protestën model të tyre dhe së dyti për tu vjedhur atyre nismat. Diçka e tillë ndodhi fillimisht me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të cilët më ndihmën e bashkive të drejtuara prej tyre nxitën protesta në vend dhe bllokuan rrugët kryesore. Por, nëse PD dhe LSI më shumë e dëmtuan këtë protestë të studentëve sesa i erdhën në ndihmë atyre. Një përpjekje tjetër akoma më tinëzare erdhi nga Kryeministrin Edi Rama i cili përdori çdo metodë për të “vjedhur” protestën e studentëve dhe në fund ia doli ta përçajë atë përfundimisht. Të gjithëve na kujtohen fotot dhe mimikat e Kryeministrit në instagram me thirrjet e tij ndaj studentëve për dialog. Pankarta me flamurin shqiptar dhe himni kombëtar ishin dy elementë që përbashkuan mijëra studentë shqiptarë gjatë gjithë muajit dhjetor.
Sot, Lulzim Basha para demokratëve të mbledhur në oborrin e partisë demokratike në përfundim të protestës nisi të këndonte himnin kombëtar. Pa ndonjë vesh muzikor, Basha guxoi të këndonte himnin kombëtar për ti dhënë përmasa kombëtare kësaj proteste të thirrur nga dy partitë më të mëdha opozitare.
