KS Burreli- Korabi është sfida kryesore e Kategorisë së Parë në kampionatin shqiptar e cila pritet që të zhvillohet sot në Mat.
Në një kohë që dy skuadrat pritet që të zbresin në fushën e blertë, albitrimi i është besuar Olsid Ferhataj , një prej gjyqtarëve më të kritikuar nga ekspertët e futbollit, I konsideruar nga ekspertët e futbollit edhe si “kamikazi” që përdor Federata Shqiptare e Futbollit.
Ndryshe nga çfarë thotë rregullorja, Olsid Ferhataj Brenda pak kohës është caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që të albitrojë dy herë sfidën KS Burreli – Korabi Peshkopi, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për besueshmërinë e gjykimit të sotëm në derbin verilindor.
Më 13 mars, ai që vulosi dhe ndikoi drejtpërdrejtë në caktimin e rezultatit në ndeshjen Korabi -Burreli ishte arbitri Olsid Ferhataj. Gjykimi i tij riktheu sërish, anën e errët të këtij kampionati, ku arbitrat marrin në dorë fatin e një ndeshje dhe me vendimin e tyre, caktojnë fituesin e lojës, duke mos qenë aspak në krahun e lojës së ndershme.
Me sa duket, FSHF ka vendosur që dhe në sfidën e sotme që luhen në orën 1, Burreli-Korabi, gjyqtar të jetë po I njëjti, kamikazi, Olsid Ferhataj.
Por kush është Olsid Ferhataj?
Olsid Ferhataj është arbitri nga Patosi, i cili pak vite më parë ka provuar të bëjë edhe rolin e mbrojtësit në fushën e lojës. Duke qenë se aty nuk bëri asgjë për t’u mbajtur mend, 35-vjeçari nisi arbitrimin. Olsid Ferhataj ka debutuar në vitin 2017 në Kategorinë Superiore dhe është i katapultuar në gjykimin elitar nga Arjan Mali. Ky i fundit ka një detyrë të lartë në komisionin e caktimit të arbitrave në FSHF.
Shpeshherë në Kategorinë e Parë ka pasur ankesa të shumta nga ekipet e ndryshme për gjyqtarin Ferhataj, ndërsa këtë sezon ka gjykuar shumë pak në Superiore. Nuk i janë besuar ndeshje të rëndësishme, por ka qenë disa herë në ndeshjet që drejtuesit e Federatës shqiptare të Futbollit kanë merak.
Ai ka lindur më 27 gusht të vitit 1986 në Patos dhe në vitet e mëparshme ka pasur një aventurë si futbollist. Është provuar si mbrojtës me skuadrën e Albpetrolit, por nuk ka lënë gjurmë. Duke parë që aty nuk bëri histori, iu fut rrugës së arbitrimit.
