Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në ‘shënjestër’ call-centerat! Hetim për mashtrim kibernetik, u krijua nga çifti i bashkëshortëve, kompania shqiptare dyshohet për pastrim parash. Lidhja me rrjetin GalBarak

22:26 / April 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
krye 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrjeti Kriminal kibernetik i zbuluar në disa vende të Evropës në fund të 2020 me protagonist Gal BARAK, me shumë mundësi mund të ketë hedhur rrënjë dhe mund të ketë prekur dhe disa biznese të shërbimeve online në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare, përfshi policinë dhe prokurorinë po hetojnë për akuzën e pastrimit të parave një çift bashkëshortesh të cilët administrojnë një call center që ofron shërbime online. Subjekti nën hetim në Shqipëri është regjistruar në mars të vitit 2019 me veprimtari telemarketingun dhe agjencitë e udhëtimit.

Burime të sigurta të TCH shtuan se kompania qe administron çifti i bashkëshorteve ka përfituar 2 transferta të konsiderueshme nga një kompani e quajtur “4 netëork” , e cila rezulton e themeluar nëntorin e 2018.

Por kompania “4 network” e rregjistruar në Rumani sipas hetimeve të deritanishme, rezulton në listën e autoritetit mbikëqyrës në tregun financiar të Danimarkës në seksionin “paralajmërim” dhe njëkohësisht është nën hetim nga prokuroria Rumune për skemën e mashtrimit të qindra qytetarëve evropianë që përmes call center bindeshin për të investuar në tregtinë e monedhave dhe që më pas përmes kësaj skeme zhvateshin.

Por kjo kompani që ka dërguar transfertat e dyshimta ka lidhje me kompani të tjera mes të cilave del emri i Gal Barak. Burimet thonë se kompania dërguese e transfertave rezulton me burime të hapura me Gpay ltd , Britani që është regjistruar në 2017 dhe është akuzuar për bashkëpunim në ndërmjetësim të paligjshëm në Evropë.

Mes tyre GPAY LTD dyshohet se së bashku me Xtradefx përdoren shoqëri fantazmë për të pritur fonde nga qytetarët gjermanë, zviceranë dhe austriake dhe që qendër të të gjithë skemës së mashtrimit ka emrin e Gal Barak së bashku me kompaninë e tij E@G.

Marrë nga Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot 

12:21 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.