Prej disa ditësh motrat e famshme Luana dhe Marina, bashkë me familjen po shijojnë pushimet dimërore në alpet e Austrisë.
Të dyja motrat, kanë postuar foto për fansat e tyre në profilet në Instagram. Sigurisht nuk mungon Getoari tek postimet e Marinës, teksa ende mbetet pikëpyetje nëse është me ta dhe partneri i Luanës, biznesmeni Krenar Çoçi.
Por ajo që dihet është se me pushime me to është edhe motra e madhe, jo shumë pak e njohur për publikun e gjerë, Lira Vjollca.
Luana ka postuar një foto në Instagram ku janë të tre motrat, të shoqëruar me diçiturën “Vjollca’s”.
