Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar situatën e koronavirusit në vendin tonë.
E pyetur kur do e arrijë Shqipëria imunitetin e tufës, ajo u përgjigj:
“Ajo çka na ka treguar Covid-19 është se na ka përballur me shumë të panjohura. Po kryhen ende studime në botë. Ne kemi një plan ambicioz, të kemi 500 mijë vaksinime në maj. Synojmë që brenda pranverës së vitit të ardhshëm të jetë i vaksinuar çdo person”.
