Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Koronavirusi në Shqipëri, Rakacolli, thirrje për kujdes: Jemi në prag të dy festave

11:56 / April 19, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rakacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Shifrat kanë ardhur në rënie, si infektimet e reja, po ashtu edhe shtrimet në spital. Ky është një rezultat i masave të marra, por edhe të bashkëpunimit të një pjese të popullsisë. Megjithatë, duhet pasur parasysh që ende nuk ka ardhur rezultati i atyre grumbullimeve që kanë thyer masat. Po ashtu, ka pasur ndikim edhe procesi i vaksinimit”.

Kështu u shpreh në A2 Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, teksa foli për situatën aktuale të pandemisë në vendin tonë. Më tej, Rakacolli tërhoqi vëmendjen e qytetarëve që të respektojnë masat edhe gjatë festave, siç janë Pashkët dhe Bajrami.

“Asnjëherë nuk duhet të jemi të kënaqur me këto rezultate. Të mos harrojmë që po afrojnë festa e Pashkëve dhe pak më vonë edhe Bajrami. Festa e Pashkëve, e cila është në ditët e para të majit, shoqërohet gjithmonë me lëvizje njerëzish nga vendet fqinje, të cilat kanë filluar të kenë numra të lartë. Duhet të kemi kujdes që të jemi të vëmendshëm në zbatimin e masave. Nuk është akoma koha të gëzohemi. Duke zbatuar masat mund të kemi një verë të lehtësuar”, u shpreh zëvendësministrja Rakacolli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.