Kreu i shtetit Ilir Meta ka komentuar dhe deklaratën e një dite më parë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç lidhur me zgjedhjet në Shqipëri. Meta thotë se të gjitha sondazhet janë të blera nga Edi Rama.
“Se ka dhe njerëz të tjerë këtu afër që janë të shqetësuar, nëse Presidentë të vendeve të tjera apo diskutojnë për sondazhet. Të gjitha sondazhet janë të blera nga Rama. Opozita ka mbi 90 mandate. Do i drejtohem të gjithë popullit opozitar, dhe Vlora do ia bëj fora, do jem atje në numërimin e votave, do i verifikoj të gjithë komisoneret e opozitës”, tha Meta.
