Lulzim Basha është nisur me urgjencë drejt Kavajës pas plagosjes me armë në zyrat elektorale të PD-së në këtë qytet. Kreu i PD-së sapo është informuar për lajmin është nisur drejt Kavajës.
Mbrëmjen e sotme një simpatizant i PD-së në Kavajë është qëlluar me armë zjarri brenda zyrës elektorale pas një sherri të nisur me militantët e PD-së në qendër të qytetit.
I plagosuri është Gledi Noshtuni. I riu 25-vjeç është dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim.
