Ftesa e kryeministrit, Edi Rama, drejtuar kreut të Partisë Demokratike për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit është komentuar nga analisti Baton Haxhiu.
Haxhiu thotë se kjo ftesë e shefit të qeverisë është e sinqertë dhe bëhet për disa arsye, ku mes tyre janë pronat dhe reforma në drejtësi.
“Arsyeja e parë ka të bëjë me partneritetin për Shqipërinë. Pronat, domethënë, që opozita dhe pozita të ndërtojnë një dokument që nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ka ardhur momenti që opozita dhe pozita të bashkëpunojnë, sepse duke qenë kundër njëra tjetrës nuk mund ta rregullojnë këtë gjë. Pastaj është reforma në drejtësi. Arsyeja e Edi Ramës është krejt e sinqertë”, theksoi ai.
