Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet Saimir Tahiri: Letër për tim bir…

14:50 / February 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Saimir Tahiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drini, djali i vetëm i Saimir Tahirit sot mbush 8 vjec dhe babai ka vendosur ta urojë me një letër në facebook. Në këtë letër, Tahiri i lë edhe disa “porosi”, djalit të tij ndërsa e sheh që rritet dhe vetë kupton që ka humbur shumë kohë pas punës duke harruar gjërat e rëndësishme në jetë.

Tahiri me djalin

Leter për tim bir…

Tani shkove 8 Drin! Ndërsa unë kam humbur shumë kohë, në fillim se më mori me vete puna, me pas fatura e punës sime.

Nuk jam as i pari e as i fundit që harroj gjërat e rëndësishme në jetë. Nuk jam as i pari e as i fundit që e kuptoj më vonë.

Dikur do e kuptosh edhe vete.

Por mjaftohu me shëmbullin tim e mëso të bëhesh i mirë, se më i mirë se mua je që tani.

Gjëra me rëndesi do të të dalin plot në jetë, por kurrë mos harro veten dhe ata që ke pranë. Kjo ka më shumë rëndësi, gjithmonë.

Ti tani po rritesh. Pa e kuptuar as unë. As ne.

Po ç’ke kaluar deri sot, është asgjë me ç’të vjen përpara.

Por ti jepi forca! Edhe kur të të duket se fuqia të lë. Mua me ke aty.

Ka nga ata që do kenë më e pakta 2 fytyra. Të tjerë kanë më shumë. Ka nga ata që tradhetojnë veten, nënën, babain, vëllain, motrën, djalin e vajzën, shokun e mikun. Njerezit e vendin po e po.

Por mos u lesho! Ka plot edhe nga ata që janë të vërtetë.

Edhe ti ashtu bëhu. I vertete.

Ji vetevetja. Edhe kur të duket se nuk fiton gje. Përballë atyre që shesin veten e gjithçka kanë, ti fito veten tënde.

Lufto! Lufto gjithomë! Me veten e me kedo tjeter. Por mos e tradhto shpirtin e gjithcka beson. Per këdo e asgjë.

Humbe garen “kush duket më shumë e kush fiton më shumë”. Fito garën e jetës, për të ditur më shumë e për të dhënë më shumë.

Dhe jep! Sakrifiko!

Në jetë çdogjë e ka një çmim. Por më të shtrenjtin e ka liria. Atë çmim paguaje me çdo kusht. Në fund, liria vlen më shumë.

Por ka dhe shpagim, çdo gjë. Dikur. Ndaj bëj durim.

Drejtësia nuk vjen vetë, po se kërkove. Edhe me luftë.

Ajo është lufta që ia vlen ta bësh gjithmonë, edhe kur e humbet.

Por ti do e fitosh Drin.

Mua më ke aty, përgjithmonë.

ditelindje tahiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.