Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermani, Armin Laschet kandidat për kancelar

22:12 / April 20, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armin laschet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i landit më të populluar të Gjermanisë do të jetë kandidat për të pasuar kancelaren Angela Merkel, në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit. Armin Laschet, kryeministër i landit Norderhajn-Vestfallen, është kryetar i Unionit Demokristian (CDU) – partisë nga vjen Merkel. Ai ishte në garë me Markus Soederin, i cili është kryetar i partisë simotër të CDU-së, CSU.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se në takimin e udhëheqjes së CDU-së, 31 anëtarë votuan për Laschetin, nëntë për Soederin dhe gjashtë abstenuan. Soeder e pranoi humbjen dhe tha se Laschet “do të jetë kandidat për kancelar nga Unioni”.

“Do ta mbështesim pa inat, me gjithë forcën tonë”, u tha Soeder gazetarëve në Mynih. Unioni i tyre është forca e fundit politike në Gjermani që emëron kandidatin për kancelar në zgjedhjet e 26 shtatorit. Partia e të Gjelbërve ka nominuar më 19 prill Annalena Baerbockun si kandidate për kancelare, ndërsa disa muaj më herët, Social-Demokratët kanë nxjerrë ministrin e Financave, Olaf Scholz, si kandidat të tyre për kancelar. Merkel, gati 16 vjet në pushtet, nuk do të garojë për mandatin e pestë.

armin laschet gjermani kancelar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.