Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Majlinda Halilaj tek Kostaq Papa, këto janë gafat më të bujshme të deputetëve të opozitës parlamentare

09:03 / April 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 607fc8dad6da9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Majlinda Halilaj është deputete që prej 5 Marsit të vitit 2019, ditë kur zuri karrigen e Lulzim Bashës, pasi opozita dogji mandatet.

Deputetja po përpiqet të shpjegojë si do të funksionojë Koorporata e Investimeve. Paqartësitë e deputetes shkaktuan habi e të qeshura së pari tek kolegët që po e ndiqnin në sallë, e më pas do të bëhej virale në rrjetet sociale. 

“Ajo që ndodhi me kandidatët e vitit 2017 ishte një fenomen që nxorri në pah mbushjen e listave me kandidatë që nuk lidheshin me kontributin në parti, në shoqëri në cv dhe në begraundin e tyre. Pra ju dhamë qyqarëve disa kandidatë që nuk përfaqësojnë as nivelin shoqëror që përfaqëson shoqëria shqiptare dhe fyen përfaqësinë qytetare në kuvend”, u shpreh Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.

Majlinda Halilaj ishte renditur e 47-ta në Listën e Partisë Demokratike për vitin 2017, listë e cila mban firmën e Lulzim Bashës. Por çudirat e hyrjeve në parlament nuk do të mbaronin këtu. Një rast tjetër që bëri xhiron e rrjeteve sociale është edhe ai i deputetit Kostaq Papa.

Ky është Selami Jenisheri. Deputeti që u bë menjëherë meme si për prezencën e tij ashtu edhe për oratorinë. Me një inteligjencë që lë për të dëshiruar, ai nuk mund të shqiptojë qartë as emrin e pandemisë.

Një tjetër moment qesharak është edhe momenti kur mban një fjalim para kamerave pa prezencën e mikrofonit apo të gazetarëve.

Deputeti më qesharak në historinë e parlamentit shqiptar është cilësuar Kujtim Gjuzi. Në një kohë kur e gjithë bota po vuan nga humbjet e jetëve dhe gjunjëzimi ekonomik për shkak të Covid 19, ai nga foltorja e parlamentit e cilësonte si grip stinor.

Si këto hyrje ka patur edhe shumë të tjera në parlamentin shqiptar, duke na treguar se jemi në një situatë ku kemi inflacion të deputetëve. Por sa i rëndësishëm është hartimi i listave të kandidatëve për deputet, nga i pari tek i fundit?

“Kjo ishte një nga shfaqet më të shëmtuara të tranzicionit shqiptar ku ne shohim se përfaqësues të kuvendit të Shqipërisë nuk ishin ata që ne ishim mësuar të shohim që përmbushnin disi kriteret që ne do të donim të shikonim. Ajo që ndodhi është që listat shpesh plotësohen me njerëz që nuk i plotësojnë kriteret që qytetarët do të të donin që të ishin përfaqësuese të këtyre kandidatëve. Në këtë moment ne pamë që u plotësua kuvendi me njerëz që nuk kishin mundësi as të arikulonin”, u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare./Top Story

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.