Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Donald Suxho, i riu që iku nga malet dhe sot kampion i Lojërave Olimpike, Peleshi: Model suksesi

10:05 / April 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peleshi suchi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Suxho, kapiten i kombëtares amerikane të volejbollit dhe fitues dy herë i Lojërave Olimpike është një nga modelet me të cilët Korça krenohet sot. Drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, ministri Niko Peleshi ka biseduar virtualisht me të për të sjellë një mesazh për të rinjtë korçarë që duan të ecin dhe të arrijnë suksese të tilla në jetë me pasion e durim.

Teksa i ka rrëfyer momentin, në të cilin ndodhet vendi aktualisht para zgjedhjeve të 25 prillit, Peleshi i tha se “Shqipëria dhe të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për modele si ti dhe si shumë të tjerë, sepse jemi një shoqëri që tani po dalim nga tranzicioni. Keqkuptuam disa vlera në fillimet e vitit ’90 kur ndryshuam sistemin dhe politika për hir të vërtetës nuk ka qenë një faktor pozitiv në modelimin e shoqërisë”

Vetë Donaldi, ndërsa ka uruar zotin Peleshi për punë n e bërë në qytetin e Korçës ka rrëfyer gjatë bisedës historinë e jetës së tij. Ai u nis nga malet e Ersekës për të kaluar në Greqi, ku dëshironte shumë të aktivizohej në volejbollin grek. Por, aty nuk e morën në skuadër për faktin se ishte shqiptar. Do të duhej të priste që një vit më vonë të nisej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku gjithashtu nuk ishte e lehtë për të. Pasi punoi për më shumë se 7 muaj, ditën duke larë pjata në një spital në Boston dhe natën duke shitur ëmbëlsira, Donaldi tregon se kontaktoi me të gjitha kolegjet e mundshme për t’u kërkuar të luante volejboll. “Vetëm një kolegj në Kaliforni më pranoi. Luajta 4 vjet me kolegjin amerikan, pastaj kam luajtur 12 vjet me kombëtaren amerikane dhe 14 vjet nëpër botë. Vetëm në Shqipëri s’kam luajtur. Në 2004 unë jam kthyer në Greqi si lojtar i skuadrës së kombëtares amerikane dhe kam qarë. S’e kuptoja dot. 10 vjet më parë ikja në këmbë e 10 vjet më vonë unë shkoja si lojtar i skuadrës amerikane. Dhe për çudi aty ishte po ai trajneri grek që më kishte larguar”, u shpreh Donald Suxho.

Tashmë Donald Suxho, dy herë kampion olimpik ka biznesin e tij në SHBA. Teksa e ftoi që këto investime të shtrihen një ditë, pse jo edhe në Korçë, ministri Niko Peleshi i bëri të ditur projektin për të ndërtuar një aeroport turistik sportiv në këtë qytet, ndërsa një nga projektet e ardhëshme është edhe një aeroport ndërkombëtar. Peleshi premtoi se qeveria socialiste do ta bëjë këtë vend gjithnjë e më të mirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.