Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

4 ditë para zgjedhjeve, Meta: Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit

10:25 / April 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka ndarë me qytetarët një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa kujton se kanë mbetur dhe 4 ditë, kreu i shtetit shkruan se asgjë nuk do e ndalë triumfin e vullnetit të Sovranit që sipas tij do të përmbysë “fuks-shtetin” e Rilindjes. Meta i drejtohet zyrtarëve duke i thënë që të mos rëndojnë pozitën që ata kanë për të shkelur ligjin dhe Kodin në ditët në vijim.

POSTIMI:

Edhe 4 ditë, që Sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe poshtërsisht me zgjedhje si ato të Shijakut, të Dibrës, dhe me ato të paligjshme vendore.
Të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme.Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e “Rilindjes” dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien.Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë.
Të gjithë ju “të fortë”, që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t’ua sekuestrojmë!Kush prek votën e 25 Prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës!Kush shet votën, shet nderin e familjes së tij dhe nuk e meriton të quhet njeri dhe kurrsesi shqiptar.Përpara me qetësi e vendosmëri drejt qendrave të votimit, për Shqipërinë europiane, që ristarton fuqishëm më 25 Prill.SHQIPËRIA DO TË JETË E SHQIPTARËVE PËRJETËSISHT!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.