Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ngjarja në Elbasan, Veliaj: Evolucioni për këta nuk ekziston kur shohin Presidentin dhe liderin e partisë që bëjnë thirrje për dhunë

19:46 / April 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Tiranën në takimin elektoral nga Njësia 3, këtë pasdite komentoi ngjarjen e rëndë ndodhur pak më parë në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani. “E nisën me armë dhe po e mbyllin me armë”, tha Veliaj.

“E filluan me pistoletë tek këndi i lojrave. Kur shikojnë që deputeti shkon me pistoletë, bashkë me presidentin e Republikës, kundër një këndi lojërash, ku e filluan dhe e mbyllën prapë me deputetë me armë, të shoqëruar nga njerëz të dhunshëm që vrasin të tjerët, në Elbasan dhe prapë me një president republike që bën thirrje për dhunë. Nga kjo ti kupton që për këta evolucioni s’funksionon. Evolucioni funksionon për të gjithë speciet, çdo specie përmirësohet dhe bëhet më e mirë, por këta jo”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku pohoi se është për të ardhur keq kur një President bën thirrje për dhunë dhe një lider partie thotë “merrni armët”.

“Unë besoj që ai që vrau në Elbasan është gjithashtu viktimë, nuk është ai ideolog, ai stampisti. Unë besoj që ai patjetër që duhet të dënohet për vrasjen, as e diskutoj fare, por unë besoj që ai është viktimë. Se kur një njeri shkrep këmbëzën sepse një lider partie i thotë – Me pisqollë zgjidhen gjërat – dhe kur presidenti i republikës del dhe bën thirrje non – stop për dhunë, për sfurqe, për sëpata, për prerje duarsh, për prerje gishtash. Të gjithë këta që janë kapur të LSI-së janë duke shitur dhe duke blerë vota”, u shpreh Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.