Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi denoncoi një ditë më parë se Partia Socialiste po shpërndante ushqime në Vaqarr, duke bllokuar edhe mjetin.
Policia në njoftimin e saj bën të ditur se në fakt produktet ushqimore nuk ishin në këmbim të votës, por për tu shpërndarë për iftar për besimtarët muslimanë që agjërojnë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.
