Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla nga Belshi, deklaroi se PD në 30 vjet ka nxitur vetëm dhunë.
Balla theksoi se presidenti Meta nuk rresht së apeluari për skenarë të dhunshëm, duke shtuar se PS do çojë përpara punën e nisur.
“Meta nuk rresht për të apeluar për skenarë dhune. Mos u provokoni, shkoni më 25 prill dhe votoni për PS-në dhe Edi Ramën. nuk mund të lëmë përgjysmë projektet e mëdha këtu në Belsh.
Ne duam punësim, duam ekonomi të fortë, shërbim shëndetësor të mirë, duam të çojmë deri në fund legalizimet. Për një vit në qeveri, ne duam të përfundojmë legalizimet në Dumre. Kemi bërë 230 mijë legalizime në 8 vjet. Votoni PS-në dhe Ramën më 25 prill, që të çojmë përpara punët që kemi nisur”, deklaroi Balla.
