Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me ngjarjen e djeshme në Elbasan ku mbeti i vrarë ish kreu i LSI në këtë qark, Pjerin Xhuvani.
OSBE bën apel se zgjedhjet nuk mund të njollosen me dhune dhe se krimi duhet të hetohet plotësisht nga Drejtësia.
DEKLARATË E PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.
