Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, me anë të së cilës tregon rrugëtimin e tij që prej hyrjes në politikë dhe deri më sot.
Në video shfaqen pamjet se si është transformuar Tirana gjatë viteve që ai ishte në drejtimin e saj, ndërsa pjesë e videos ishte edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, si dhe nëna e tij e ndjerë Aneta Rama.
Një nga gjërat qëbie në sy gjatë videos është rrëfimi i Linda Ramës, teksa flet për protestën e 21 janarit.
“Një mbrëmje para protestës, Edi u njoftua nga agjenci serioze se kishte një plan për eleminimin fizik të tij.
Edi mori vendimin e tij që protesta në asnjë rast nuk mund të anulohej, se nëse do anulohej do instalohej frika për shumë kohë tek populli opozitar dhe përgjithësisht në shoqëri, ndërkohë që e tha fare qartë: Jeta ime nuk ka asnjë farë vlere para atyre që u vranë në bulevard”, thotë bashkëshortja e kryeministrit.
