Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha nga Shkodra: Do të jetë fitorja më e madhe dhe më e bukur e gjithë shqiptarëve

12:11 / April 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 9b3a3f6590684a4ec3d48248cbea4f58
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga qyteti i Shkodrës, Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se kjo e dielë do të sjellë ndryshimin e Shqipërisë. Në fjalën e tij para mbështetësve, Basha u shpreh se 25 prilli do të jetë fitoja më e madhe dhe më e bukur, pasi do të jetë fitorja e të gjithë shqiptarëve.

“Fitorja e ditës së dielë do të fillojë nga Shkodra, do të fillojë nga maja më e lartë e Kelmendit dhe do të zbresë deri në skajin më jugor të vendit. Kjo do të jetë fitorja më e thellë dhe më e bukur, sepse do ti takojë çdo shkodrani dhe shkodraneje. Do ti takojë të gjithë shqiptarëve pa përjashtim. 8 vite makth dhe premtime të pa mbajtura, varfëri, shtypje, korrupsion, banda do të marrin fund.

Kjo energji do të derdhet masivisht në kutitë e votimit. Ju i keni prirë ndryshimit dhe ju do ti prini fitores.

Qeveria e pas 25 prillit do të jetë qeveria e Shkodrës, e Korcës dhe Durrësit. Unë do të jem kryeministri i shqiptarëve.

Nuk ka shqiptar që nuk di më, se e vetmja mënyrë ndryshimi është vota masive popullore duke votuar numrin 9. Tetë  vite dështim përgjigjen do ta marrin në kutitë e votimit.

12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale, dy ditë na ndajnë nga fitorja.  Ndryshimi që po vjen është ndryshimi për çdo familje.  Ora po afron që Shkodra të marshojë kryelartë.

Nuk ka forcë të ndalë dhe të dielën masivisht në kutitë e votimit duke votuar numrin 9”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.