Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca përmes një video mesazhi për zgjedhejt e 25 prillit. Ai bën apel për të dhënë votën të lirë dhe me integritet, duke u shprehur se janë qytetarët që kanë fuqinë të zgjedhin ata që i përfaqësojnë.
“Më 25 prill pushteti juaj demokratik është në dhënien e votës tuaj të lirë dhe me integritet. Kjo është mënyra se si ju tregoni se kujdeseni për komunitetin tuaj, familjen tuaj dhe të ardhmen tuaj. Kjo votë është e juaja, askush nuk duhet ta marrë atë nga ju”, thotë Soreca.
Ai shton se është populli ai që ka fuqinë të vendosë se kush do t’i përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm, kush do të bëjë ligjet që do të ndikojnë në jetën e tyre dhe kush do të vendosë për reformat e nevojshme për Shqipërinë.
“On 25 April, you have the power to decide who will represent you in the next Parliament, who will make the laws that will affect your life and who will decide on reforms needed for Albanian’s🇦🇱 EU integration. You decide!” EU Amb. @LSorecaEU 🇪🇺. Watch his full message👇 pic.twitter.com/NOls9uikIc
— EU in Albania (@EUinAlbania) April 23, 2021
