Sot heshtje zgjedhore në Shqipëri ndërsa këtë të dielë, më 25 prill qytetarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur atë që do i qeverisë në katër vitet e ardhshme.
LSI mbylli fushatën në Tiranë të enjten, ku dhe PS realizoi mitigun e madh të kryeqytetit. Ndërsa PD përmbylli mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza” këtë fushatë dhe PS zgjodhi Vlorën.
Neni 77 i kodit zgjedhor shprehet qartë se 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.
“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.
Neni 174 e kodit zgjedhor parashikon që subjekti zgjedhor që thyen heshtjen zgjedhore gjobitet nga KQZ. Sanksione parashikohen dhe për mediat që thyejnë heshtjen zgjedhore, ku po në nenin 174 rë kodit parashikohet gjobë nga KQZ.
Shqiptarët do votojnë për 12 parti apo koalicione për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit. Nga këto zgjedhje do përcaktohet edhe partia fituese ose koalicioni paszgjedhor që do qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme.
