Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Humbi jetën nga Covid-19, babai i mjekut Geron Husi: Plagë e madhe, të shpallet dëshmor atdheu

09:20 / April 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
babai i gerit 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga sot në hyrje të Spitalit të Sëmundjeve te Brendshme në QSUT do të hijeshojë një pemë ulliri, me një mbishkrimin të skalitur në një pllakë druri, ku shkruhet “Dr Geri, gjithmonë midis nesh”.

Kanë qenë kolegët, shokët, miqtë e mjekut të mirënjohur endokrinolog që e kanë kujtuar atë me një gjest simbolik pas vdekjes por që flet më shumë se një mijë fjalë, dhe po aq dëshmojnë fytyrat e tyre të pikëlluara dhe sytë e lotuar që nuk u janë tharë.

Babai i mjekut të ndjerë Geron Husi, që humbi betejën nga Covid-19, ka thyer për herë të parë heshtjen me një apel të drejtpërdrejt dërguar qeverisë.

Me brengën e madhe në shpirt, babai i Dr. Gerit kërkon që mjekët të mos lëvdohen vetëm me fjalë të mira pas vdekjes, por të shpallen dëshmorë të atdheut, pasi humbën jetën në luftë nga armiku i padukshëm.

Në datën 13 mars 2021, Dr. Geron Husi humbi betejën me virusin vrasës Covid-19, ndërsa ndodhej i shtruar në Turqi, ku ishte dërguar me shpenzimet e familjes.

Mjeku Geron Husi është një nga dhjetëra mjekë, infermierë dhe personel ndihmës, që humbën jetën në krye të detyrës nga Covid-19.

Në 24 shtator 2020 sindikata e punonjësve të shëndetësisë i kërkoi ministrisë së linjës, si dhe kryeministrit Edi Rama, që të shpallë dëshmorë të atdheut punonjësit e shëndetësisë që humbën jetën nga Covid-19 në krye të detyrës. Deri më tani qeveria ka zgjedhur heshtjen./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026

Protestat/ Rama: Progresraporti i BE-së kërkon dialog politik, e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet shmangur

12:36 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.