Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Xhelal Mziu thyen heshtjen zgjedhore, ka edhe një “hesap” për Ramën

10:21 / April 24, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kjo e shtunë është dita e heshtjes zgjedhore ndërsa e diela e 25 prillit është dita e votimit. Kandidati demokrat për deputet në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka thyre këtë heshtje duke bërë një postim si reagim ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Nuk po merrem më me ty se është humbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpellarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill,” shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj deklaratave shpifëse të Kryeministrit në ikje…(Tronglodyte)!

Në respekt të gjithë Dibranëve, Matjanëve, dhe Bulqizakëve më duhet t’i bëjë me dije nervastenikut Edi Rama, se ka në dispozicion vetëm tre ditë për të mbledhur bandat dhe banditët që i ka shpërndarë duke shantazhuar dhe duke vjedhur vota, pasi do të marrë humbjen më të madhe të të gjitha kohërave.

Populli, që vetë e ke varfëruar sa t’ia blesh “nderin” me 5 mijë lekë, do të të ndëshkojë me votë në 25 prill.

Ti je i vetmi kryeministër që ke vjedhur Shqipërinë!

Ti je i vetmi kryeministër që ke futur vendin në hartën e prodhimit dhe trafikut më të madh të drogës!

Ti je Kryeministri që ke varfëruar Shqiptarët deri në luftë për mbijetesë.

Ti je kryeministri që e ke shitur si askush tjetër Shqipërinë!

Ti je jo vetëm kryeministri, por njeriu më antikombëtar që ka njohur historia e Shqipërisë!

Ti je kryeministri më anti verior që ka parë historia e Shqipërisë!

Ti je i vetmi Kryeministër që ke mbajtur një qeveri, pa asnjë Dibran, pa asnjë verior e asnjë Geg.

Ti je i vetmi kryeministër që ke bërë ndarje krahinore duke mos e përfaqësuar veriun.

Ti je i vetmi kryeministër që në vitin 2021, në pluralizëm, qeveris në të gjitha nivelet e pushtetit me një parti moniste!

Që nga koha e shpalljes së pavarësisë, Dibranët kanë qenë pjesë e rëndësishme e çdo qeverie!

Më dt 25, Toskë e Gegë do të të hedhin në humnerën e historisë me votë.

Dhe një gjë ta dish;

Vetëm në monizëm kriminalizohet fjala e lirë, kërcënohet denoncuesi, dhe jo hajduti.

Krim është të blesh vota, krim është të përdorësh policinë për të shpërndarë para, krim është të përdorësh krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin, ndërsa mbrojtja e votës, është detyrë qytetare, është civilizim, është demokraci.

Aty ku falangat e krimit janë bashkë me pushtetin për të shkatërruar zgjedhjet, çdo qytetar është i detyruar për të mbrojtur votën.

Kjo është detyrë e shenjtë.

Vox Populli, Vox Dei

Zëri i popullit është Zëri i Zotit !

Kjo është e gjitha…

Unë të kam mundur 8 herë në Kamëz, tani do të mund më thellë se përherë.

Unë do të të mund me “knockout” për të 9 herë në Dibër, për të të nxjerrë në opozitë të përjetshme.

Nuk po merrem më me ty se është humbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpellarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill.

Verdikt që nuk ndalet

Vullnetet e ndrydhura do të krijojnë ortek ndëshkimi !

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026

Protestat/ Rama: Progresraporti i BE-së kërkon dialog politik, e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet shmangur

12:36 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.