Shpërthim me eksploziv ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në afërsi të Institutit , përballë subjektit Elektro-Tek. Ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetasit Sadetin Sula, i cili ka vrarë gruan para 5 vitesh ndërsa është dënuar me burgim të përjetshëm.
Veprimet po kryhen nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.
NJOFTIMI I PLOTE
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 25.04.2021, rreth orës 00:50, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në hyrje të dyqanit “Elektrotek” (Hidrosanitare) që administrohet nga shtetasi Gj.M , ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
